Zyra për Projekte dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Komuna e Ulqinit, ja dërgoj këtë kumtesë Portalit Ul-info:
Fatkeqëshisht, dita ditës jemi dëshmitarë se në popullatën tonë, apo së paku në një pjesë të saj mungon ndërgjegja dhe ndjenja e pronësisë së përbashkët. Mund të themi se këto pamje të lënë pa fjalë, janë shokuese, dhe që kjo dukuri duhet të jetë mjet studimi.
Cilido vandal që e ka kryer këtë veprim, duhet që së pari të jetë i ndërgjegjshëm se këto shenja dhe këto materiale që janë vandalizuar janë pronë e përbashkët e shoqërisë tonë, dhe se me këtë akt e ka dëmtuar xhepin e vet, dhe xhepin e qytetarëve tanë. Ky akt është i njajtë me thyerjen e xhamave të dritareve të shtëpisë së vet.
Është e pakuptueshme që një person të rrezikojë jetën të ngjitet në trapazanat e Muzeut vetëm për kryerjen e aktit të këtij lloji, pra si akt seriozisht duhet të jetë mjet analize.
Sidoqoftë, shpresojmë se organet kompetente do të kryejnë punën e vet, dhe do t’a zbulojnë autorin apo autorët e këtij krimi, por që gjithashtu këto imazhe të jenë mesazh për të gjithë qytetarët, se si nuk dut të veprohet dhe se ky është akt i shëmtuar duhet të dënohet, pasiqë këto vandalë me këtë veprim na kanë goditur të gjithë neve si shoqëri.