Drejtoresha e BirdLife International, një nga organizatat më të fuqishme në botë dhe liderë në mbrojtjen globale të natyrës, Patricia Zurita, ka qëndruar këtë fundjavë në Kripore.
Zuritën mbi gjendjen e kësaj hapësire e njoftuan aktivistët e Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve, të cilët i lavdëroi për punën e përkushtuar shumëvjeçare të kësaj hapësire.
Duke vlerësuar që Kriporja është thesar unik i natyrës, ajo tha se në të ardhmen do të përcjellë më shumë si Qeveria e Malit të Zi i qaset mbrojtjes së saj.
Po ashtu, Zurita ka vizituar edhe Ullishtën e Ulqinit.