Zyrtare: Aktori ulqinak pjesë e serialit “O sa mirë”

Bashkim Alaj është një nga aktorët e sezonit më të ri të serialit “O sa mirë” në të cilin përfaqëson Ulqinin dhe shqiptarët e Malit të Zi.

Në një bisedë për Ul-info Alaj deklaroi: “Ka qenë një shpallje e audicionit ku thashë pse mos të provoj me konkuru me rrolin e Ulqinakut, duke marrë parasysh karakterin që ka seriali “O sa mire”, pra të perfshijë shumicën e trojeve shqiptare, dhe thashë pse mos ta provoj edhe unë me Ulqinin”.

Ai, ndër të tjera, tha që menjëhere pas akplikimit pranoi përgjigje pozitive nga producenti Fisnik Vejsa.

Xhirimet kanë filluar, nën udhëheqjen e regjisorit Tanju Sulejman dhe me skenar nga Lirak Celaj.

Rikujtojmë që seriali “O sa mirë” që nga transmetimi i sezonit të parë ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë,shpresojmë që edhe sezoni i ri të tejkalojë pritshmeritë e publikut e mbi të gjitha që aktori Alaj të shkëlqejë gjatë kësaj përvoje të veçantë në karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi