Ekonomisti Sait Katana ka marr sot detyrën në funksionin e drejtorit të Ndërmarrjes publike “Veprimtari komunale”. Katana është funksionar i Forcës së re demokratike, ndërsa deri tani ishte i punësuar në Ndërmarrjen hotelerike turistike “Riviera e Ulqinit”.
Dhjetë ditët e kaluara, prej kur dorëheqjen në funksionin e drejtorit të Komunaljes e ka dhënë Zana Sarvan, këtë ndërmarrje e ka udhëhequr Beqir Selloviq, i cili është funksionar i lartë i Partisë demokratike.
Në periudhën e ardhshme Selloviq do të jetë ndihmës drejtor në këtë ndërmarrje.