Alarm: NË FUND TË DETIT PLASTIKË, KUSIA DHE LAVATRIÇE

Mbeturinat ne det, Smece na plaziDrejtori i Institutit për biologjinë e detit nga Kotorri Aleksandar Joksimoviq ka thënë se për shkak të hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave situata në det është alarmante. “Në çdo peshk ekziston njëfarë plastike, mikroplastike. Ju e dini se plastika shpërbëhet shumë ngadalë, është e lehtë dhe rrinë në sipërfaqe, mund të jetë edhe ushqim për peshqit. Kur e hapni lukthin e peshkut, përveç asaj çfarë është ushqimi i tij i zakonshëm, me mikroskop mund të vëreni pjesët e plastikës që ndodhen në barkun e saj. Ne si konsumatorët fundor këtë peshk e fusim në organizëm”, tha ai për Antena M.

Për këtë arsye Joksimoviq ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes ku i hedhin mbeturinat.

“Është fantastik fakti se plastikë mbetet në plazh pas një dite në sezon. Bëhet fjalë për tona e tona plastikë, dhe jo vetëm që ka plastikë, por edhe kusia dhe lavatriçe. Adriatiku jon është i mbushur me bërllog. Ne shohim sipërfaqen shumë të bukur të detit, perëndimin e diellit i cili është shumë romantik, mirëpo as nuk e paramendojmë çfarë ndodhet poshtë sipërfaqes”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…