Arkivi: EKSPOZITA PËR TERMETIN E VITIT 1979 NË ULQIN

Qendra per kulture, Centar za kulturuNë hapësirat e Qendrës për kulturë, ndihmëse drejtoresha e Arkivit shtetëror Mirjana Kapisoda ka hapur ekspozitën e fotografive “Termenti në Ulqin me 15 prill 1979”.

Autorja e kësaj ekspozite, drejtoresha e Degës së arkivit në Ulqin Lilana Bulatoviq, tha që qytetarët e Ulqinit ato ditë kanë treguar solidaritet dhe përkushtim të madh duke theksuar që në atë ngjarje kanë vdekur 32 persona.

Në këtë manifestim ka folur dhe drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga, ndërsa të pranishmit kishin mundësi të shohin video material të shkurtër të cilin një ditë pas termetit e incizoi Jusuf Lika, si dhe shumë fotografi dhe artikuj nga gazetat e atëhershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…