BI: NË IFTAR RRETH 750 PERSONA

 

BINë hotel Mediteran mbrëmë u organizua iftar madhështor me besimtarët e komunës së Ulqinit nga Mexhlisi i Bashkësisë islame në Ulqin në bashkëpunim me shoqatën ISKED nga Turqia, është kumtuar nga Bashkësia islame (BI).

Shoqata ISKED është financuese e medresesë së vajzave në Ulqin dhe tradicionalisht shtron iftar në Ulqin. Në iftar ishin të pranishem personalitete nga jeta kulturore, politike e fetare në Ulqin duke vertëtuar se sofra e iftarit mbledh njerëzit e profileve të ndryshme shoqërore së bashku. Në iftar ishite i pranishem z.  Salih Gyzel, drejtor i ISKED, reisi i BI në MZ Rifat ef. Fejziq, kryetari i komunës z. Nazif Cungu, kryetari i KNSH z. Genci Nimanbegu e të tjerë.

Pas lutjës se iftarit nga kryeimami mr. Ali ef. Bardhi, besimtarët i përshendeti z.Salih ef. Gyzel dhe reisi Rifat ef. Fejziq i cili theksoi se diverziteti është vlerë e cila e karakterizon shoqërinë tonë dhe se duhet kujdesur që të pasurojmë jetën tonë individuale e shoqërore duke u afruar me njeri tjetrin.

Pas iftarit, shoqata ISKED ndau dhurata për nxënësit më të mirë në garat e mësimbesimit në muajin maj ku vendin e pare e zuri Muhamed Ukoshata duke vënë theks të veçantë në kujdesin për edukimin e brezave që vijnë.

Në iftar morën pjesë rreth 750 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…