Drejtoria e sigurisë detare: PARREGULLSITË NË DET TË LAJMËROHEN NË NUMRIN 129

 

Radar Mavrian Ulqin“Në Drejtorinë për siguri detare është në funksion numri i telefonit 129 në të cilin qytetarët mund të lajmërojnë falas parregullsitë në det”, deklaroi drejtori i këtij institucioni Safet Koçan.

Nga Drejtoria kanë ftuar qytetarët që të lajmërojnë incidentët ekologjike, vozitjen e shpejtë, gjegjësisht harbimin e skafeve dhe motorëve në det, si dhe të objekteve tjera lundruese të cilët nuk respektojnë rregullat ligjore.

“Apel i veçantë është dërguar për lajmërimin e keqpërdorimeve gjatë peshkimit, hedhjes së dinamitit dhe shkatërrimit të nëndetit”, tha Koçan.

Ai tha se menjëherë pas pranimit të lajmërimit operatorët e Drejtorisë do të lajmërojnë inspeksionin e sigurisë së lundrimit në det të kapitanerisë së portit dhe Njësinë lundruese të Ministrisë së punëve të brendshme, të cilët në të njëjtin moment do të veprojnë sipas instruksioneve dhe urdhrave të Drejtorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…