Gaç: PROTESTUAN VENDASIT, NDALOHET BAGERI, NUK DO TË KETË DEPONI

GacMë shumë se 30 banorë të fshatit Gaç kanë ndaluar sot bagerin i cili ka punuar në hapjen e rrugës deri tek deponia e planifikuar për hedhjen e materialit inert.

Ato thanë se kanë vendosur që mos të lejojnë që në këtë fshat të ekzistojë deponia, sepse ajo do të ishte në afërsi të shtëpive dhe pronave të tyre.

Në vendngjarje erdhën drejtuesit komunal të cilët janë bindur në vendosmërinë e banorëve që mos të lejojnë një gjë të tillë.

Pak kohë më parë banorët e Krruçit dhe Krythës së Ulqinit janë ngritur kundër riaktivimit të deponisë “Hija”. U gjet kompromisi që mbeturinat të deponohen deri me 19 korrik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…