Hoxhiq për bujqësinë: NUK KA RRISK GJERSA AGRONOMËT MERREN ME POLITIKË DHE TREGËTI

Xhelal Hoxhiq, Dzelal HodzicNjë nga njohësit më të mirë të problematikës së bujqësisë Xhelal Hoxhiq ka deklaruar se është me rëndësi jetike për Ulqin që së bashku me turizëm të zhvillojë edhe bujqësinë.

Ai veçanërisht thekson që në komunë të Ulqinit gjenden 60 për qind të tokës së përpunueshme në Bregdetin malazez.

“Por, këtu nuk ekziston bartësi i zhvillimit të bujqësisë, nuk ka plan komunal të zhvillimit të agrarit, mjetet e ndara për bujqësi janë minimale, zvogëlohet numri i banorëve në fshat, ndërsa nga rreth 15 agronom në Ulqin shumica merren me politikë ose tregti”, theksoi Hoxhiq duke shtuar që të rinjtë duhet dërguar në studime specialistike për kulturat mesdhetare në Itali.

Ai mendon se duhet zhvilluar bujqësinë, sidomos rritjen e dhive në shpatet e Rumisë, Mozhurit dhe Malit të bardh, në mënyrë që njerëzit të punësohen dhe të zvogëlohet rreziku i zjarreve eventuale gjatë verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa