Komuna: NUK DO TË SHPALLIM GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME

 

IMG_1992Përkundër situatës dramatike dhe zjarrit të paparë i cili vazhdon të kërcënojë, kryetari i Komunës Nazif Cungu ka thënë se nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme. “Nuk do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme sepse për momentin zjarri është nën kontroll. Kemi mjaft njerëz dhe makina, aty janë edhe dromaderët. Problem është vetëm era e cila vazhdon të fryjë fortë”, tha Cungu. Sipas informatave që ka ai nuk janë djegur dy shtëpi por një objekt ndihmës dhe një garazh.

“Arritëm të shpëtojmë 52 shtëpi të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri”, tha Cungu.

Shefi i zjarrfikësve të Ulqinit Flamur Sella tha se situata në terren është kaotike, dhe zjarri ka përpirë deri tani dy objekte. “Në ndihmë erdhën zjarrfikësit nga Tivari, Podgorica dhe Budva. Aty janë edhe helikopterët dhe aeroplanët për fikjen e zjarrit, i tërë personali i njësisë së zjarrfikësve dhe qytetarët. Mbrojmë shtëpitë sa kemi mundësi, por është shumë vështirë sepse zjarri është jashtë kontrollit”, tha Selloviq. (Vijesti)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…