Administrata e falimentimin në Kripore nuk do të shpallë më tenderë publik për shitjen e fabrikës dhe 15 milion metër katror tokë, gjersa të rregullohen marrëdhëniet pronësore në mes të shtetit dhe kësaj ndërmarrje, shkruan “Vijesti”.
Administratori i falimentimit Ognjen Jovoviq ka thënë se në kushtet ekzistuese shitja e Kripores është e pakuptimtë.
“Duhet të shohim se cili është qëndrimi i Këshillit për privatizim dhe si do të trajtohet Kriporja me Planin hapësinor urbanistik të Ulqinit”, tha Jovoviq për këtë gazetë duke shtuar se borxhi i kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin tani është rreth tetë milion euro.