Marketi “Voli”: HAPJA SOLEMNE ME 22 QERSHOR, DHURATA PËR MË TË RREZIKUARIT

banner-ALB

Hipermarketi i parë “Voli” në Ulqin do të hapet të enjten, me 22 qershor.

Ky objekt modern shtrihet në një sipërfaqe prej 2912 m2. Hapësira shitëse përbëhet nga dy nivele, sipërfaqe e hapësirës shitëse në përdhes është 830 m2, ndërsa sipërfaqja shitëse në kat është 610 m2.

Objekti disponon me 65 vendparkime, ndërsa konsumatorët kanë në dispozicion 7 arka.

Hipermarketi posedon pajisjet më moderne për magazinimin dhe shfaqjen e mallit, standardet HACCP të implementuara dhe një sërë standardesh dhe procedurash të brendshme, karakteristike për zinxhirin e marketëve tona, por me respektin e madh ndaj zakoneve dhe rregullave të komunitetit shoqëror.

Veçanërisht jemi krenar për faktin se në te do të jenë të punësuar 50 banorë të Ulqinit dhe rrethinës.

Duke pas parasysh ndjesinë tonë të zhvilluar të përgjegjësisë shoqërore, me rastin e hapjes së marketëve të rinj, kultivojmë zakonin e donacionave të dedikuara atyre që kanë më së shumti nevojë për ato.

Me këtë rast kompania “Voli” do të donojë qytetarët më të rrezikuar të komunës së Ulqinit.

Dhjetë familjet më të rrezikuara do të fitojnë paketat humanitare nga kompania “Voli”, me vlerë prej 200 eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…