Nesër në Sukubinë: SOLEMNISHT NISIN PUNIMET NË SHKOLLË

Shkolla SukubineTë martën, më 13 tetor, në Sukubinë, do të vendoset gurthemeli për ndërtimin dhe mobilimin e shkollës për arsim fillor, mëson Portali Ul-info.

Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm funksionarët e lartë të Qeverisë së Malit të Zi, Drejtorisë për punë publike, Komunës së Ulqinit dhe diasporës së Ulqinit në SHBA.

Përndryshe, ato bashkërisht do të financojnë punimet në këtë objekt, të cilat do të kapin vlerën prej 300 mijë euro.

Pritet që shkolla në Sukubinë të presë nxënësit e parë në vitin shkollor 2016/2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…