Qeveria: FUQISHËM KUNDËR DINAMITHEDHËSVE

Peshku, Riba, Dinamit1Qeveria e Malit të Zi ka formuar Grupin punues për ndalimin e përdorimit të dinamitit dhe alateve tjera të ndaluar për peshkim.

Detyrë e grupit do të jetë që në vazhdimësi dhe në mënyrë të koordinuar, 24 orë, të zbatohet dhe të përcillet kontrolli i aktiviteteve të peshkimit në tërë territorin e vendit, me fokus në det dhe Liqe të Shkodrës.

“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet identifikimit dhe procedimit të shkelësve, si dhe zbulimi i tërë zinxhirit të furnizimit me mjete shpërthyese, por edhe të alateve tjera të paligjishme dhe pajisjeve të cilët përdoren në peshkim ilegal”, njoftuan nga Ministria e bujqësisë dhe thanë se “përdorimi i pajisjeve shpërthyese paraqet sfidë gjithnjë e më të madhe përgjigja ndaj të cilës duhet të jetë e fuqishme”.

Grupi punues, siç u rakordua në takimin e parë, do të kryejë kontrollin e vazhdueshëm të tregjeve, marketëve, restoranteve dhe lokacioneve tjera në të cilët shitet peshku dhe organizmat tjerë ujor, në mënyrë që të përcillën të gjithë aktivitetet ilegale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…