Qeveria: INICIOHET PROJEKTI „NJË MILION RRËNJË ULLIN NË MAL TË ZI“

Ulliri, Maslina, Ullishta, MaslinadaNga Ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural është njoftuar se ullishtaria është njohur si sektor në të cilin do të ketë vend për investim dhe përparim. „Për këtë arsye Ministria, në bashkëpunim me ullishtarët, është fokusuar tashëmë në projektin e rritjes së planifikuar të rrënjëve të ullirit në një milion, në periudhën prej dhjetë vitesh“, thuhet nga Qeveria e Malit të Zi.

Theksohet se nëpërmjet Agrobuxhetit këtë vit do të dedikohen mjete të konsiderueshme për mbjella të reja të kësaj bime të bekuar në toka bujqësore të pashfrytëzuara deri tani.

Në Shërbimin këshillues për bujqësi në Ulqin vlerësojnë se numri më i madh i mbjellave të reja të ullirit do të jetë pikërisht në territorin e kësaj komune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…