Nimanbegu për marrëveshjen me PDS: SË BASHKU TË ANALIZOJMË REALIZIMIN

“Së pari duhet së bashku të analizohet realizimi i marrëveshjes me Partinë demokratike të socialistëve e pastaj duhet ti jepet propozimi organeve të partisë për hapat e mëtejshme. Mendoj që në Forcë është vështirë të jepet mendimi pozitiv për realizimin e marrëveshjes”, ka deklaruar deputeti i kësaj parti në Parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu.

Ai për „Dnevne Novine“ tha që është „përmirësim i fortë i realizimit të drejtave të pakicave nacionale“ kjo që me ndryshime kushtetuese parashikohet zgjedhja e përfaqësuesit të pakicave në gjyqësorë.

Sipas fjalëve të deputetit të partisë Pozitive Dritan Abazoviq, sjellja e liderëve të partive të popujve pakicë tregon që ato dëshirojnë të kenë disa përfitime nga pushteti dhe që për ato nuk është prioritet plotësimi i të drejtave të komunitetit të tyre nacional. „Është shumë vështirë me ato që ju kanë hequr këto të drejta të bëjnë çfarë do lloj koalicionesh“, shtoi ai.

Analisti politik Vlladimir Jovanoviq tha që me koalicione me partitë e popujve pakicë PDS përpiqet të shtyp revoltën e tyre të mundshme politike apo shoqërore. Edhe ai  pohon që arsyeja pse partitë e popujve pakicë bashkëpunojnë me PDS, edhe pse partia e Gjukanoviqit nuk respekton marrëveshjen e nënshkruar, gjendet në interesat e udhëheqësve të këtyre partive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…