Ish shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviq pak kohë më parë është emëruar për drejtuesin e Departamentit për parandalimin e kontrabandës dhe të gjithë llojet e krimit kufitar dhe ndërkombëtarë në Njësinë e policisë kufitare Tivar, mëson Portali Ul-info.
Kompetencë e tija janë dhe mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror në Portin e Tivarit, kalimet kufitare Sukubinë dhe Tivar, si dhe kufiri i tërë shtetëror në territorin e komunës Ulqin dhe Tivar.
Kjo degë po ashtu merret me gjetjen dhe parandalimin e migrimeve ilegale të njerëzve dhe qarkullimit të mallrave nëpër kufi shtetëror jashtë vendkalimeve të caktuara, dhe në atë formë krijon bashkëpunim dhe shkëmben informacione me shërbimet kufitare të shteteve fqinje.