Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Horizonti i ri: QENDRA BURIMORE PËR MBËSHTETJEN E OJQ-VE

Horizonti i riPara disa ditësh, në Podgoricë u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në mes të Qendrës për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) dhe katër OJQ-ve lokale: “Horizonti i Ri” nga Ulqini, “Nada” nga Herceg Novi, “Bonum” nga Plevla dhe Qendra demokratike e Bijello Poles. Me nënshkrimin e këtij memorandumi zyrtarisht janë formuar qendrat burimore lokale të cilat do të përfshijnë jugun dhe veriun e Malit të Zi dhe do të ofrojnë mbështetje dhe shërbime organizatave joqeveritare të këtyre rajoneve.

Nënshkrimi i memorandumit është aktivitet i projektit “Sa më të fuqizuara OJQ-të, më e fuqishme demokracia” të cilin CRNVO e realizon në partneritet me këto katër organizata lokale, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të cilin e administron Delegacioni i BE-së në Mal të Zi.

Katër qendrat burimore lokale në bashkëpunimin me CRNVO do të organizojnë trajnime, diskutime tematike, tryeza të rrumbullakëta, forume dhe aktivitete të tjera të cilat do të kenë për qellim fuqizimin e kapaciteteve organizative dhe profesionale te organizatave joqeveritare; do të realizojnë analiza dhe hulumtime, do përgatisin projekte dhe aktivitete të përbashkëta si dhe do të shkëmbejnë përvojat e fituara.

Qendrat burimore të sapo ngritura, do të mbulojnë të gjitha komunat e rajonit jugore dhe veriore të Malit të Zi. Kështu OJQ Horzonti i Ri do të ofrojë mbështetje dhe konsulencë për organizatat e shoqërisë civile të Ulqint, Tivarit dhe Budvës; OJQ Nada për Herceg Novi, Kotor dhe Tivat. Ndërkaq në rajonin verior OJQ Bonum do të mbulojë Plevlen, Zhablakun, Plluzhinen, Shavnikun, Kollashinin dhe Mojkovacin, ndërsa OJQ Qendra Demokratike e Bjello Poles do të mbështesë organizatat në Bijello Pole, Berane, Andrijevicë, Rozhajë, Petnjicë, Plavë dhe Guci.

Nga organizata e shoqërisë civile “Horizonti i Ri” theksojnë se përzgjedhja e tyre në këtë projekt të madh, paraqet padyshim një mirënjohje të veçantë për punën 17 vjeçare të kësaj organizate, në komunitetin lokal dhe më gjerë. Në kuadër të këtij servisi “Horizonti i Ri” tashmë ka ngritur një help-desk të veçantë, i cili ofron këto shërbime: lajme në lidhje me aktivitetet e OJQ-ve lokale; konsulencë për themelimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare; informim të OJQ-ve dhe administratës lokale për konkurset aktuale; udhëzime dhe lidhjen e OJQ-ve lokale me organet dhe institucionet shtetërore si dhe me organizatat joqeveritare nga Mali i Zi dhe rajoni; administrimin e faqes së internetit dhe listës së e-maileve të organizatave joqeveritare; krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të OJQ-ve lokale; mbështetjen e OJQ-ve lokale në ndërmarrjen e iniciativave të ndryshme në nivel lokal; mbështetje të procesit konsultativ të cilin e realizojnë organet e administratës lokale me organizata joqeveritare në territorin e komunës së Ulqinit; dhënien e kapaciteteve hapësinore dhe teknike për organizatat joqeveritare me seli në komunën e Ulqinit; bibliotekë për OJQ – me literaturë profesionale, revista, manuale, udhëzues nga vendi dhe rajoni.

Në periudhën nga shtatori deri në dhjetor të këtij viti, Qendrat Burimore në bashkëpunim me CRNVO do të organizojnë trajnime dhe aktivitete edukative për organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile në të gjitha komunat e Malit të Zi.

2 comments

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top