Këshilli për privatizimit: PRANOHET KONTRATA PËR QIRAMARRJEN E NHT “RIVIERA E ULQINIT”

Karisma Hotels AdriaticKëshilli për privatizim dhe projekte kapitale të mërkurën, në mbledhjen të cilën e drejtoi kryetari i Këshillit dhe kryeministri Dushko Markoviq, ka pranuar Kontratën për qiradhënien afatgjate të kompleksit të NHT “Riviera e Ulqinit”, njoftohet nga ky trup qeveritar.

Siç thuhet, me Vendimin e propozuar në qira afatgjate, në periudhë 30 vjeçare, konzorciumit Karisma Hotels & Resorts i jepet toka e komunës së Ulqinit me sipërfaqe totale prej 122.214m2, në të cilën ndodhen hotelet “Olympic” dhe “Bellevue”.

Qiraja minimale për periudhën e kohëzgjatjes së qirasë prej 30 vitesh është 450.000 euro në vit, ndërsa Programi investues parasheh që në periudhën prej vitit 2017 deri në 2019 të investohen 16,24 milion euro, përmirësimi i cilësisë dhe punës së objekteve ekzistuese deri në nivelin prej katër yjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…