Ligji i ri: DËNIME TË ASHPRA PËR SHKELJEN E RENDIT KOMUNAL

Ulqin, Ulcinj, PanoramaTë premten në Mal të Zi hyri në fuqi Ligji për veprimtari komunale i cili rregullon politikën e re dënuese.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji nuk ka më heqje të kapakëve në puseta, thyerjen e stolave, karrigeve, koshave për mbeturina, rekvizitëve për fëmijë, e ndalohet edhe ndezja e zjarrit, të degëve dhe gjetheve. Në rast se bëjnë një gjë të tillë, qytetarët do të dënohen prej 150 deri në 1500 euro.

I njëjti dënim është paraparë për ato që prishin shenjat e komunikacionit, ndyjnë gardhet, shtyllat, telat, stolat, mjetet për lojë, çerdhet, shtëpizat për zogj, ndriçimin, këpusin ose heqin lulet.

Nëse qytetarët kapën në “shfrytëzimin e shkurtesave” duhet të paguajnë 100 euro, për hedhjen e çamçakëzëve, cigareve dhe shisheve, si dhe shitjen jashtë tregut do të dënohen me të njëjtin dënim.

Do të dënohen me 1500 euro ato që do të vendosin që lopët, dhitë dhe delet ti nxjerrin për kullotje në park.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…