Mbas ultimatumit të Kolegjiumit: TË HËNËN MARRËVESHJA PËR MBAJTJEN E SEANCËS SË KUVENDIT

Skupstina, KuvendiMbasi që në fillim të kësaj jave Kolegjiumi i Kuvendit i ka dhënë ultimatum kryetarit të komunës Nazif Cungut që deri të hënën me 23 dhjetor të thërras mbledhjen e jashtëzakonshme të Parlamentit lokal, në shërbimin e Kuvendit ka mbërritur propozimi për caktimin e numrit të këshilltarëve në përbërjen e ardhshme dhe financimin e partive lokale, mëson Portali UL-info.

Pritet që të hënën të mbahet mbledhja e Kolegjiumit në të cilën do të caktohet data e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit komunal, në të cilën do të miratohen këto vendime në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë legjitim.

Kryetari i Kuvendit Milazim Mustafa me 2 dhjetor i ka dërguar shkresë urgjente Cungut të cilit i kërkoj që ai të dërgoj iniciativën për mbajtjen e  Kuvendit të jashtëzakonshëm në të cilin do të miratohen këto vendime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…