Me rastin e Ditës së komunës: TË DIELËN PANAIRI I ARTIZANËVE

ramiz_hajdariShoqata e artistëve dhe zanatçinjve “Globus Art” ka njoftuar se me rastin e Ditës së Ulqinit do të organizohet Panairi i suvenirëve dhe artizanëve.

Manifestimi do të mbahet të dielën, në Galerinë e Qendrës për kulturë, me fillim në ora 13.

“Më herët kemi planifikuar që panairi të mbahet në Ranë, por e ndryshuam lokalitetin për shkak të paralajmërimit të meteorologëve se të dielën do të bjer shi”, tha drejtuesi i kësaj shoqate Ramiz Hajdari.

Ai shtoi se pret që në Panair prodhimet dhe punimet e veta ti prezantojnë rreth 20 artistë dhe zanatçi nga vendi dhe regjioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…