Në bibliotekën e qytetit: PREZANTOHET PËRMBLEDHJA E KUMTESAVE PËR HAFIZ ALI ULQINAKUN

IsmailBashkësia islame e Ulqinit, Shoqata e krijuesve shqiptar në Mal të Zi dhe Biblioteka e qytetit kanë organizuar të premten mbrëma promovimin e Përmbledhjes së kumtesave nga simpoziumi i mbajtur në fund të prillit të këtij viti me rastin e 160 vjetorit të lindjes së hafiz Ali Riza Ulqinakut.

Drejtuesit e këtyre institucioneve janë falënderuar të gjithë atyre që ndihmuan në zbardhjen e mëtejme të jetës dhe veprës së këtij personaliteti të lartë të historisë së Ulqinit.

Për përmbledhjen, si dhe për hafiz Alinë, folën kryemami Ali Bardhi, dr Gano Karamanaga, dr Nail Draga, zëvendës myftiu i Shkodrës Arben Halluni dhe publicisti Mustafa Canka, derisa në emër të Meshihatit të Bashkësisë islame në Mal të Zi tubimin e përshëndeti Behlul Kanaqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…