Në Valdanos: VRITET THIU I EGËR NË DET!

ValdanosDy peshkatarë nga Tivari kanë vrarë të dielën, në gjirin e Valdanosit, thiun e egër të rëndë 50 kilogram. Momo Razhnatoviq dhe Ranko Petranoviq, siç transmeton “Vijesti”, kanë peshkuar në gji kur tek Shkëmbi i zanave në det ra thiu i egër, të cilin po e ndiqnin zagarët e gjuetisë.

Peshkatarët fillimisht disa herë e goditën derrin me spirancë në kokë, e pastaj e qëlluan edhe me pushkë nënujore.

Kjo metëvërtet nuk ka ndodhur asnjëherë në Ulqin: niseni në peshkim, e ktheheni në shtëpi me thi të egër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…