Nga uria: VDIQ SHTETASI 67-VJEÇAR I BdheH

UlqiniJavën e kaluar në Ulqin nga uria vdiq Bozho Kretija (67), shtetasi i Bosnjës dhe Hercegovinës, mëson Portali Ul-info.

Ai në Ulqin ka jetuar tre dekadat e fundit ku punoi si punëtor fizik. Vitet e fundit ka jetuar në objektin e lëshuar të „Shoqatës së gjuetarëve Ulqin“, në hapësirën e ish karaullës, në vendbanimin Meteriz.

Me Kretinë jetoi Millan Goluboviq, i njohur me nofkën Gollub, edhe ai shtetas i BdheH, i cili po ashtu është i paushqyer dhe gati i palëvizshëm. Ai për çdo ditë mund të shihet në rrugët e Ulqinit, ndërsa nga papastërtia, mbas vetes lënë aromë të pakëndshme mbas vetes.

Organet kompetente mund ti ndihmojnë Gollubit të paktën të lahet, ushqehet dhe vishet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…