OT: NË TETOR NË ULQIN FESTIVALI I FOLKLORIT?

Zana SarvanDrejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan ka deklaruar që ky institucion do të lajmërohet në konkursin të cilin e ka shpallur Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit për “organizimin e tubimeve tematike dhe manifestimeve në periudhën tetor-dhjetor në funksion të zhvillimit të turizmit në vitin 2014”.

Ajo tha që propozimi i OT do të jetë që në Ulqin, në bashkëpunim me komunën dhe Qendrën për kulturë, në tetor të organizohet Festivali ndërkombëtar i folklorit.

“Edhe ky parasezon ka treguar që manifestimet janë mundësi shumë e mirë që të rritet vizita e turistëve në rivierën e Ulqinit, sidomos nëse ato janë të menduara mirë”, shtoi Sarvan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…