Projekti: MASAT MBROJTËSE PËR SAHAT KULLËN NË ULQIN

sahat_kula_podgrae_ulcinj_fomoMinistria e kulturës të Malit të Zi së shpejti do të jap pëlqimin për projektin konservues në mënyrë që të ndërmerren disa masa për mbrojtjen Sahat kullës në Ulqin, mëson Portali Ul-info.

Siç thuhet, ky projekt është parashikuar me Programin e mbrojtjes dhe ruajtjes së të mirave kulturore për vitin 2015, dhe për këtë gjë janë miratuar dhjetë mijë euro.

Sahat kulla ka statusin e të mirës kulturore prej vitit 1954. Është ndërtuar saktësisht 200 vite më herët dhe paraqet formën karakteristike ndërtuese nga periudha osmane-orientale.

Nga Ministria theksojnë se ajo nuk është në funksion, prandaj është i nevojshëm pastrimi dhe rregullimi i terreneve rrethuese, si dhe i fasadave gurore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…