Punëtoria e artit figurative: TË ENJTEN FILLON ME PUNË SEKSIONI PËR TË RRITUR

P1050774 (1)Meqë të shtunën, me 28 shtator, filloi me punë Punëtoria e artit figurativ për fëmijë, të enjten fillon punën dhe seksioni për të rritur.

Punëtoria e artit figurativ filloj me punë në vitin 2004, ndërsa deri tani punimet e veta, në mes tjerash, i ka ekspozuar në Ulqin, Beograd, Berat dhe Podgoricë. Punëtorinë e udhëheqin Vahida Hasanagiq Nimanbegu piktore e diplomuar dhe Renata Mashanoviq Rijevac, skulptore e diplomuar për qeramikë.

“Edukimi në artin figurativ nuk është i rëndësishëm vetëm për arsye se zhvillon kulturën figurative, por po aq, nëse jo dhe më shumë, zhvillon atë që njeriun e kultivon, veçanërisht atë që i zhvillon aftësitë krijuese dhe formuese, që janë të nevojshme për zhvillimin e çdo shoqërie. Vetëm njeriu i zhvilluar në mënyrë të gjithanshme mundet plotësisht ta përjetoj botën në aspektin e plotë material dhe shpirtërorë, por po ashtu mundet më së miri të ndikoj në ndryshimin e tij”, pohojnë në punëtorinë e artit figurativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…