Southern Soul Festival: NË FUND TË QERSHORIT NË DOLCIONIUM

festivalFestivali i dytë me radhë Southern Soul do të mbahet në Plazhin e madh, nga 26 deri më 29 qershor. Gjatë katër ditëve të festivalit në Dolcinium Kite Club do të performojnë mbi 40 artistë nga regjioni, Evropa dhe bota dhe do të ndajnë me publikun tingujt e muzikës soul, jazz, disko dhe house, si dhe zhanreve tjera të ngjashme.

Në edicionin e dytë të këtij festival, përveç tjerësh, do të performojnë: Gilles Peterson, Omar  Toshio Matsuura pres. Hex , Osunlade , Shuya Okino , Kyodai , Patrick Forge , Lefto dhe Rita Maia .

Southern Soul Festivali me edicionin e tij të parë, vitin e kaluar, ka vendosur Ulqinin dhe Malin e Zi në hartën muzikore të botës. Natyra e paprekur dhe rrethina e plazhit Dolcinium Kite Club, artistët e zgjedhur me kujdes dhe atmosfera miqësore, janë treguar si të qëlluara për vizitorët, por edhe për komunitetin lokal i cili ka njohur vizionin e Festivalit. Pjesëmarrja e shkëlqyer e mysafirëve nga e gjithë Evropa ka rezultuar me përhapjen e përshtypjeve të mira, kështu që këtë verë priten dhe vizitorët nga kontinentet tjera, kanë deklaruar organizatorët e festivalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…