Zeci për zhurmën në Adë: DO TË LAJMËROJË EDHE MILLON

Radomir Mikan ZecDrejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir-Mikan Zec ka deklaruar se rreth 400 mysafirë, sa janë momentalisht në Adë, nuk mund të flenë nga muzika e lartë që vjen nga kafenetë nga ana tjetër e lumit Buna.

“Muzika është e lëshuar deri në ora pesë e mëngjesit, kështu që mysafirët nga kërcënojnë me largim dhe penallti”, tha Zeci për “Pobjeda”.

Ai tha se për këtë arsye i dërgoi letër organeve inspektuese dhe ministrive në Qeverinë e Malit të Zi, Drejtorisë së policisë dhe Të mirave detare.

“Për këtë gjë më duhet ta lajmërojë kryeministrin Millo Gjukanoviq, sepse sa herë që kemi sezon të mirë, siç është rasti këtë vit, kemi nga ato që paraqiten për të vrarë sezonin dhe përfundimisht ‘Rivierën e Ulqinit’”, shtoi Zec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…