Zh.Roloviq për PDS-në e Ulqinit: JETOJNË SI PARAZITË PA IDE DHE DIJE

Carshia Ulqin, Carsija Ulcinj, Kaldrma, KalldramiIsh funksionari i Partisë demokratike të socialistëve Zhelko Roloviq ka akuzuar ish shokët e tij partiak që jetojnë si parazitë. “Ato nuk kanë ide dhe propozime që do të jepnin mundësinë për zhvillim më të shpejt të qytetit”, vlerësoi ai në intervistë për “Vijesti”.

Ai shtoi që funksionarët e PDS-së në Ulqin asnjëherë nuk janë lajmëruar dhe dhënë mendim për cilin do projekt të dështuar të privatizimit të ndërmarrjeve, derisa, siç theksoi, të gjithë sa janë, nëpër kafenetë e qytetit, negativisht kanë folur për privatizimin e Kripores, Ndërmarrjes ndërtuese, NHP “Riviera e Ulqinit”.

“Nuk e kanë mendimin e vet, por presin që ai t’iu mbërrijë nga Podgorica. Nuk kanë dije, sepse të gjithë jetën e tyre e kanë kaluar në “përkrahje pakushte të PDS-së”, por deri në njëfarë vakti dhe asgjë vet nuk kanë krijuar dhe fituar përveç disave të cilët janë marrë me kontrabandë me Shqipërinë”, tha Rolloviq.

Ai akuzoi lobin e interesit në krye me ish ministrinë e turizmit Predrag Neneziq që, nëpërmjet EEMZ për shkak të borxhit prej 231 mijë euro, e ka futur në falimentim NHP “Riviera e Ulqinit”. “Me këtë janë krijuar kushtet që ato të udhëheqin vallen. Pastaj erdhi shitja e paplanifikuar edhe varrimi përfundimtar i Rivierës”, pohon Rolloviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…