Dr. Gani Karamanaga: DY SHTËPI TË VJETRA NË RANË

Gani KaramanagaUlqini i dorëzohet Malit të Zi në vitin 1880. Meqë  ishte puna për  një qytet të banuar vetëm me popullësi shqiptare pasojat e një akti  të tillë  sollën mjaftë vështirësi. Një pjesë e madhe e popullatës shumë vështirë  u  është adaptuar kushteve të reja të jetesës të cilat  ishin fare  të tjera nga kushtet e jetesës në kohën e sundimit otoman , i cili në këtë qytet ka zgjatur mbi 300 vjet. Prandaj ka qenë i kuptueshëm vendimi i 463 familjeve që ta lëshojnë qytetin dhe të shpërngulen kryesisht  në Shkodër, Durrës, Lezhë. Më vonë Turqia hapi  konsullatën në Ulqin . Kur Ulqini bëhet pjesë e shtetit të Malit të Zi, aty kanë jetuar vetëm dhjetë  familje  malaziase. Më 1894 Ulqini ka qenë qyteti i dytë më popullësi në Mal të Zi. Ka pasur 1.000 shtëpi për banim dhe 4.000 banorë.Në qytet kanë jetuar Arbanasët-detarë, varoshi  është ndarë në këto lagje:Rana, Pazari,  Kalaja si edhe disa mëhalla. Sipas disa tregimeve ka pasur vetëm disa shtëpia malazeze.

Restauranti-kafeneja “ Tri ribara “

Rhëfim 1: Çdo ditë në  kafenenë “Bojana” rrijnë shoku im Dr.Rexhep Spuzha, pediatër në pension  ( 1947 ) dhe Xhaudet Haxhibrahimi mjeshtër elektromekanik ( 1945 ), gjithashtu në pension. Shpesh herë i bashkangjitet edhe dikush tjetër. Edhe unë i përshëndes ndonjëherë. Duke biseduar për  restaurantin- kafenenë e mëpërparshme “ Tri ribara” Xhaudeti më tha :“ Kam ndëgjuar se kjo ka qenë  fillimisht pronësia e Sulejman Hoxhës, më vonë  ka qenë e familjes Çarmaku”.

Rrëfim 2.Duke pirë kafe në  restaurantin “Aragosta” në Ranë me Dr.Fatmir-Faqo Resulbegun  ( 1951 )ai më tha :”Unë kam shkue në zabavishte ( fushnjore) në  vendin ku kan qenë “Tri Ribara”.

Rrëfimi 3. Rifat Musa Hoxha ( 1934 ) është mjeshtër druri, marangun në pension. Është bashkëbisedues i mirë. Në pyetjen time lidhur me  ish “Tri ribara” në Ranë më tregoj: “Kam dëgjue se kjo shtëpi mëpërpara ka qenë pronësia e vëllezërve Murat dhe Sherif Hoxhës. Ato e kanë trashëguar prej grave tyre të cilat nuk kanë pasur vëllezër dhe atë shtëpi e kanë sjellur me martesën e tyre. Më vonë ajo bëhet pronësia e familjes Çarmaku.

Rrëfimi 4Kahraman Mano Karamanaga tregonte :Kabili (djali i dytë i tij) punon në kafenenë ”Tri ribara”. Shpesh shkoj atje më tepër të bisedoj magjarçe me mjeshtrin e tij. Emrin e ka Shanjika, e unë i bëj naze e thërras “magjarash”( nga intervista e Ali Llunjit).

Rrëfimi 5. Rajko Bozhidar Çarmaku ( 1939 ) është tekniku ndërtimor në pension. Jeton në lagjen Meterizi. Me kërkesën time më vizitoj në shtëpinë time. Ai tregon:”Gjyshi im Marko Çarmaku me disa malazezë nga Pobori ( të ardhur në Ulqin prej një fshati Pobori sipër Budvës), në dekadën e tretë të shekullit XX emigruan në Itali për shkak se nuk e kanë pranuar  Sërbinë, Mbretin Aleksandrin atëherë. Ai me disa shokë pas disa viteve migrim kthehet në Ulqin. Pas kthimit, së shpejti bleu  shtëpinë në Ranë ( nuk e din se prej kuj). Më vonë Marko Çarmaku zgjidhet për  prezidentin e Ulqinit (ku qëndron dy vjetë 1945-1947). Pas  vitit 1945 pushteti i ri i atëhershëm-partizanët ja konfiskojnë mallin dhe shtëpinë në Ranë.”.

Marko Çarmak
Marko Çarmak

Rajko Çarmakut i kujtohet se në këtë shtëpi ka qenë foshnjorja për fëmijë të vegjël. Më vonë i kthehet diçka prej mallit të tyre dhe shtëpia në Ranë. “Fillimisht ne e kemi dhënë me qira Ibro dhe Minka Dediqit, të cilët kanë punuar së bashku, Ibroja si kamajer, Minka si kuzhinjere. Më vonë na kanë bërë me presion që ta shesim sipërmarrjes hotelierike kur ishte drejtor Ljubo Brnoviqi. Dokumentacionin për këtë pronë e ka pasur Ivo Çarmaku i cili ka jetuar në Beograd. Në Ranë kanë qenë  në ato kohëra këto objekte hotelerike-turistike: hotel “Republika” dhe dy kafene-restauranta: “Bojana” e familjes  Hajdukoviq, dhe “Tri ribara” dikur pronësia e familjes Çarmaku”Në vend kafenes “Tri ribara” pronarët e rinjë ndërtuan  hotel “Riva”.

“Restauracija kod Slovenke” më vonë “Tri ribara”

“Bojana

Rrëfimi1.Lidhur më këtë bisedova me Myfit Hoxhën(1936). Ai  më tha se kafeneja “Bojana” në Ranë e cila u ndërtua  në vitin 1923 ka qenë fillimisht pronësia e Sulejman Hoxhës i cili ka qenë tregëtar i njohur në atë kohë. Pas ardhjes në Ulqin familja Hajdukoviq miqësohet me familjen e tyre. Gjatë tregëtisë me dru dhe shoqërimit ndërmjet dy familjeve , Sulejman Hoxha ja shet  shtëpinë në Ranë (më von kafeneja “Bojana” ), familjes  të përmenduar Hajdukoviq. “Bojana” edhe sot është pronësia e pasardhësit të tyre Dushan –Bakule ( Boro )Hajdukoviqit. Në murin prej jugut  shkruan :” H X” (qirilic-Nikola Hajduković ).

Rrëfimi 2.Me datën 17.korrik 2016 bisedova me Dushan-Bakule Hajdukoviqin ( 1964) i cili i vërtetoji fjaltë e Myfit Hoxhës. Ai tha se ato me këtë familje kanë kumari dhe miqësi të gjatë. Ai mi premtoji disa fotogarfi të vjetëra të kafenesë „Bojana“. Më tregoji ( dhe e vërtetova ) se e ka rujtuar jashtësinë dhe ambientin e dikurshëm të këtij objekti të vjetër  hotelierik por edhe kulturo-historik të Ulqinit.

„Bojana“  ka qenë e shfrytëzuar edhe si bankë ( këtë ma tregoji Hajro Pufja Ulqinaku). Një kohë të gjatë ishte kafeneja e të  gjithë ulqinakve, vend ku janë takuar të gjithë pa lidhur feje dhe kombësie. Për këtë meritat i kanë takuar Boro Hajdukoviqit ( babai i Dushan Bakule Hajdukoviqit).

Është më rëndësi të theksohet: se objekti i vjetër „Bojana“ është  ndërë të vetmët  në Ranë i cili ka rujtuar pamjen e dikurshme. Meritat   për këtë i takojnë  Boro Dushan Hajkdukoviqit ( 1934-1990)  si edhe djalit tij Dushan-Bakule Hajdukoviqit.Arkiv, Arhiva, Ulqin 1931, Ulcinj 1931

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…