Arrestohet i riu nga Ulqini: MBANTE PISTOLETË PA LEJE

Policia, PolicijaPunonjësit e policisë së Ulqinit dhe Tivarit kanë arrestuar një person tek i cili me kontrollë të makinës kanë gjetur pistoletën e fshehur.

“Punonjësit e policisë, duke kryer kontrollin e komunikacionit dhe njerëzve, në makinën “VW Golf V”, me targa Ulqin, të cilin e drejtoi P.D. (19) nga Ulqini, me kontroll kanë gjetur pistoletën “Tokarev” cal. 7,62 në pronësi ilegale. Pistoleta ishte e fshehur postë sediljes së shoferit”, thuhet në kumtesën e policisë.

P.D., siç thuhet, është arrestuar dhe me padi penale do të dërgohet tek prokurori kompetent shtetëror, për shkak të dyshimit që ka kryer vepër penale të mbajtjes pa leje të armës dhe materialeve eksploduese.

Pistoleta është dërguar në Qendrën forenzike për ekspertizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…