Art Club: Edicioni i 27-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” më 29-31 korrik

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 29-31 korrik 2019, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 27-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”.Ftesa dhe programi - DIGITAL Artboard 2 copy 2

Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Sabri Hamiti (Akademik) nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Po ashtu do të bëhet përurimi i Antologjisë së krijimtarisë së poetëve pjesëmarrës në “Kalimerën Poetike” dhe do të hapet ekspozitë personale e piktorit Bilal Nikeziqi.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Ajo është konceptuar si manifestim letrar, ku çdo shkrimtari të ftuar i kushtohet mbrëmje autoriale. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

“Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini është vendtakim i shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni.

Edicioni i këtij viti mbahet në kuadër të programit të Festivalit “Skena Verore” dhe është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Organizata Turistike e Ulqinit, Qendra për Kulturë – Ulqin dhe disa donatorë privatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…