Kryetari i Komunës Omer Bajraktari vlerësoi në mëngjesin e punës me përfaqësuesit e mediave në Hotel “Mediteran” se ky ka qenë një sezon turistik rekord për Ulqinin.
“Me duhet ta theksoj që ky sezon ka rezultuar më se i suksesshëm edhe sipas të dhënave me reth 20% më i mirë se ai i vitit të kaluar. Kemi një vit rekord edhe sa i përket realizimit të buxhetit.
Deri me 25 gusht janë realizuar projektet në vlerën prej 10.736.936 euro,ose gati 3.3 milionë më shumë krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar” deklaroi ai.
Bajraktari foli edhe reth prokteve të realizuara, si dhe reth atyre realizimi i të cilave planifikohet deri në fund të vitit.
Sipas fjalëve të tijë, turizmi dhe ekonomia e ulqinit ndër vite has në të njejtat probleme , ku sfidat kryesore mbeten rendi komunal , përfshirë zhurmën dhe numri i vogël i vendeve për parkim.
Në konferencë folën edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq, përderisa në pyetjet e gazetarëve u përgjigj edhe drjetori i Organizatës turistike Qazim Hoxhiq.