Dhuratë: FËMIJËVE NGA TIVARI LIBRI NË GJUHËN SHQIPE DHE MALAZEZE

Libri, KnjigaLibri didaktik “Kush e shëroi elefantushin?”, i cili paraqet përmbledhjen e tregimeve dhe përrallave në gjuhën shqipe dhe malazeze, i është dhënë sot Institucionit parashkollor “Vukosava Ivanoviq-Mashanoviq” në Tivar.

Drejtores së këtij institucion, Gordana Mijoviq, librin ia dha ministri i arsimit Predrag Boshkoviq dhe autori i librit dygjuhësor didaktik Muzafer Çaushi, ndërsa ajo do të ja dhurojë fëmije parashkollor nga Tivari.

Libri paraqet përmbledhjen e tregimeve dhe përrallave në gjuhën malazeze dhe shqipe, ndërsa është punuar në kuadër të IPA programit në bashkëpunim me organizatën Monitoring grup Ulqin –MOGUL.

Boshkoviq tha se libri do të jetë në përdorim në të gjithë foshnjoret në Mal të Zi, në gjuhën shqipe dhe malazeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…