Ibrahimi: SË SHPEJTI LEJET PËR PUNË NË ZONËN E TË MIRAVE DETARE

IMG-a8cc9ee5781126d056f4ee691562fc6e-V (1)Në hapësirat e NP “Të Mirat Detare” të premten u mbajt takimi trilateral në mes përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, nga Të Mirat Detare dhe të atyre nga vetëqeverisjet lokale nga jugu i Malit të Zi kompetent për dhënien e lejeve për punë.

Në takim, në mes tjerash, u diskutua për gjetjen e modaliteteve për dhënien e lejeve për punë për punën e plazheve dhe objekteve të përkohshme hotelerike të cilët e kryejnë veprimtarinë në zonën e të mirave detare.

Sipas fjalëve të sekretarit të Sekretariatit për Ekonomi dhe Zhvillim Dr. Agron Ibrahimit, i cili përfaqësoi Komunën e Ulqinit, në këtë takim u arrit konsensusi i plotë dhe u gjet modeli për tejkalimin e problemit.

Ibrahimi theksoi se në ditët e ardhshme Komuna e Ulqinit do të ftojë qiramarrësit e plazheve dhe të objekteve hotelerike në takim lidhur me shpejtimin e procedurës së marrjes së lejeve të nevojshme për punë, e të gjitha me qëllim që të shmanget puna në zonën informale dhe të përmirësohen shërbimet turistike gjatë sezonit vijues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…