Karamanaga: GJUKANOVIQ NDOSHTA OFENDOI PASARDHËSIN

Ismet KarmanagaKryetari i Shoqatës për mbrojtjen e Qytetit të vjetër „Kalaja“ Ismet Karamanaga ka deklaruar që edhe në shtete shumë më të zhvilluara ndodh të dëgjohen ofendimet në parlament. „Çdo herë ekziston mënyra tjetër e të menduarit dhe sjelljes ndaj atyre që mendojnë ndryshe, sidomos kur bëhet fjalë për, nga njëra anë, politikanin me eksperiencë dhe njeriun që padyshim ka autoritet të madh, dhe, nga ana tjetër, për një deputet shumë të ri, inteligjent dhe të arsimuar i cili një ditë ndoshta do të jetë dhe kryeministër“, tha ai për „Vijesti“ duke komentuar fyerjet primitive të kryeministrit Millo Gjukanoviq në Kuvendin e Malit të Zi ndaj deputetit të Partisë Pozitive Dritan Abazoviq.

Karamanaga shtoi që çdo parlament do të ishte krenar që në rradhët e veta të ketë një njeri aq të ri dhe me perspektivë.

„Këto lloj gjërash duhet të shtyhen në plan të dytë, duke marrë parasysh një milion probleme tjera me të cilat përçdo ditë përballemi“, ka përfunduar kryetari i OJQ „Kalaja“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…