Komuna: NËNSHKRUHEN KONTRATAT PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE TË OJQ

Janë nënshkruar kontratat për financimin e projekteve dhe programeve të organizatave joqeveritare lokale!

Kam nënshkruar gjithsej 15 kontrata me organizatat që kanë aplikuar për projekte përmes thirrjes publike për ndarjen e mjeteve për OJQ-të në vlerë prej 30 mijë euro.

Jam i kënaqur me cilësinë e projekteve të paraqitura nga fusha të ndryshme të veprimtarisë dhe pres zbatim efektiv të projekteve të mbështetura, në mënyrë që i gjithë komuniteti të ndjejë benefitet.

Komuna e Ulqinit do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim me organizatat joqeveritare për të ndërtuar një shoqëri moderne dhe të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…