Inspektorët e kontrollit të brendshëm të Ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi po kontrollojnë a i kanë kthyer punonjësit e policisë së Ulqinit në mënyrë të paligjshme targat e sekuestruara të shoferëve, shkruajnë “Vijesti”.
Kjo gazetë pohon që padia është dorëzuar kundër njërit nga udhëheqësit e policisë së Ulqinit, por emri i tij nuk theksohet.
Padia e cila është dorëzuar kundër këtij funksionari, është përndryshe, anonime. „Të gjitha paditë që janë çuar kundër policisë janë anonime, ndërsa mbas tyre rrinë kriminelët e Ulqinit“, tha burimi i gazetës „Vijesti“ nga policia e Ulqinit.