Kulturë: RIKTHEHEN FOLKLORET ,,ZANA” DHE ,,ULQINI”

OJQ ,, Qendra Muzikore LIRA” riktheu dhe bashkoi folklorin ..ZANA” dhe ,,ULQINI”.
Siç dihet, këto dy shoqëri janë të njohura me aktivitetet e tyre në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa tani po rikthehen fuqishëm në skenën kulturore, të bashkuar në një shoqatë të vetme e cila do të quhet SHKA “Zana e Ulqinit”.

Qëllimi i kësaj shoqërie është që të afirmojë vlerat kulturore, traditën dhe të kontribuojë për turizmin e Ulqinit.Folklori

Duhet përmendur dy veteranet dhe aktivistët e këtyre shoqatave, z. BEQIR TRUMA dhe z. KABIL MEHMETI, të cilët me sakrificë të madhe dhe punë të palodhshme kane trashëguar brez pas brezi kulturën e këtij qyteti.

Këtë obligim do ta vazhdojnë  koreografi Ilir Truma dhe drejtuesi i orkestrës  prof. Ardian Hasanaga.
Orkestra do te përfshijë instrumentistë dhe këngëtarë të njohur nga Ulqini.

Njoftojmë të rinjtë që regjistrimet në këtë shoqëri do të jenë falas dhe munden të na kontaktojnë këto dy numra: 069-650-727 dhe 069-421-132.Folklor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…