Kuvendi: NUK KISHTE KUORUM, NDOSHTA KA NESËR

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Për shkak të mungesës së kuorumit, gjegjësisht mos ardhjes së tre këshilltarëve të koalicionit qeverisës, sot nuk është mbajtur mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit.

Është lajmëruar që mbledhja në të cilën do të diskutohet për plotësimin e Planit të objekteve të përkohshme për vitin 2014 dhe Draftit të Planit hapësinor urbanistik të Komunës do të mbahet nesër.

Më herët është lajmëruar që propozuesi, kryetari i komunës Fatmir Gjeka, ka tërhequr Propozimin e Vendimit për lirimin e pagesës së kompensimit për vendosjen e objektit të përkohshëm akva park.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…