LD në MZ: Reagim me rastin e provokimit të radhës së Kishës Pravoslave Ortodokse Serbe në fshatin Martinaj – Guci

lidhja-demokratike-ne-mal-te-ziKemi përcjellur me vëmendje dhe me shqetësim të madh provokimet e rradhës që Kisha Pravoslave Ortodokse Serbe po i bën shqiptarëve autokton të Plavës e Gucisë, me saktë fshatit  Martinaj, të banuar me popullsi 100% shqiptare, me projeksionet e Kishës Pravoslave serbe.

Ky skenar duket mirë i përgatitur, me vendosjen e një kutije të metalit në majen e Rumisë dhe njëherit ngjan si akti i rradhës, pas atij të Shasit. Asnjëherë nuk kemi qenë e as nuk jemi kundër objekteve fetare, përkundrazi, shqiptarët janë shembull në Ballkan e më gjërë për tolerancën e bashkëjetesën fetare, mirëpo kjo kishë është gjithçka tjetër, përveç se fetare. Është provokim i hapur para syve te shtetit dhe te botës, është tentativë për uzurpim të pronës private, ndërtimin e kishës në kundërshtim të hapur me ligjet egzistuese (pa plane urbanistike dhe pa leje ndërtimi, kur dihet se një e tillë iu është refuzuar) dhe si e tillë është e papranueshme për shqiptarët në Malin e Zi.

Të indinjuar thellë me mungesën e shtetit, i pafuqishëm ose bashkëautor, si çdoherë ndaj veprimeve të Kishës Pravoslave Ortodokse Serbe,  e poashtu me mungesën e reagimit te instancave politike të popujve pakicë si Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, kërkojmë nga organet kompetente shtetërore, ndërprejen e menjëhershme të veprimeve të Kishës Pravoslave Ortodokse (famekeqe) Serbe në pronat private dhe në trojet autoktone te kësaj treve e më gjërë. Njëherit me këtë reagim njoftojmë të gjitha diplomacitë ndërkombëtare të akredituara në Mal të Zi me situaten e krijuar dhe me shovinizmin modern të pashoq që po ushtrohet ndaj popullatës në Plave e Guci vetëm se janë shqiptarë dhe autokton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…