M.Canka: ISMET KARAMANAGA ËSHTË SINONIM PËR KALANË

MetiE vështirë është të flasësh për profesor Ismetin dhe veprën e tij këtu në Kala. Sepse, ai e thuri veten në këtë hapësirë të mrekullueshme, ai tashmë është bërë simbol i llojit të vet i kësaj ndërtese monumentale ku njerëzit jetojnë tash 2500 vjet.

Kur përmendet Ismet Karamanaga, tek numri më i madh i njerëzve në Ulqin dhe më gjerë, asociacioni i menjëhershëm është – Kalaja. Thjesht, nëse shëtisni këtupari, ose në Ranë, nuk mund të ndodh që mos ta takoni. Nëse diçka shkruani, duhet ta citoni atë.

Ismeti është njeri me fat: para syve tonë dhe të tij Kalaja po ringjallet. Mbas periudhës së gjatë të shkatërrimit, lënies pas dore, izolimit, prapë ka mjaftë turistë, punë, jetë. Ka, për fat të keq, akoma probleme dhe sfida, por më shumë gjëra pozitive.

A ka nevojë të thuhet: më së shumti me meritë të Ismetit. Sepse, ai çdo ditë, në mënyrë të palodhur, dëshmon, shkruan, flet dhe fotografitë ia nis botës.

Para pak kohësh një Ulqinak më tha: Më shumë bëri ai për promovimin e Kalasë se të gjithë ne bashkë.

Edhe kjo libër është kontributi i radhës në këtë drejtim. Personazhe të përzgjedhura me kujdes, situata, monumentet tona kulturo-historike. Ismeti për të gjitha këto shkruan në mënyrën e vet, të veçantë, me shumë dashuri. Sepse, e vërtet e vjetër është: koha nuk ka mangësi përveç të metave tona dhe askush nuk është në gjendje të kuptojë vlerën e saj përveç dashurisë.

Në këtë vend do të them se profesor Ismetit as Kalaja e as Ulqini nuk ia kthyen, e as mund ta bëjnë, për çdo gjë që bëri ai për ato dhe për ne.

E ai për vete nuk kërkoi asgjë përveç që kjo hapësirë dhe ky qytet të jenë shtëpi e ngrohtë, vend ku do të jetohet dhe punohet me nderë dhe ku me kënaqësi do të vihet.

Prandaj, në emrin tim, profesorit i falënderohem me ngrohtësi, i dëshiroj jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, dhe të vazhdojë kështu. Kjo edhe pritet nga Kalalia, punëtori i arsimit dhe ciceroni më i njohur turistik në Ulqin.

(Fjalimi nga promovimi në Kala, 24.08.2016)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…