Fillimi i vitit shkollor do të vonojë në Shkollën fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, njoftohet nga Ministria e arsimit.
Siç thuhet, për shkak të përfundimit të punimeve të cilët realizohen në kuadër të fazës së tretë të Programit të efikasitetit energjetik në ndërtesat publike, mësimi në këtë institucion edukativo-arsimor do të fillojë të hënën më 12 shtator.
Në shkollat tjera në territorin e komunës së Ulqinit nxënësit do të ulen në banka të enjten e ardhshme, me 1 shtator.