Në Festivalin në BP: MAHNITËN ULQINAKËT

Servantes dhe DulcineaNë kuadër të Festivalit tradicional të dramës amatore, mbrëmë në Bijello Polje u mbajt shfaqja “Servantes dhe Dulçinea”.

Ky realizim tanimë shumë i afirmuar teatral, në regji të Munib Abazit, i mahniti të pranishmit në sallën e Qendrës për kulturë të këtij qyteti.

Juria e publikut për rolin më të mirë femër në shfaqjen “Servantes dhe Dulçinea” përzgjodhi Flutur Mustafen, ndërsa roli më i mirë mashkull u zgjodh Shefqet Luca.

Në këtë manifestim, i cili mbahet për të 44 herë me radhë, do të luhen tetë drama, ndërsa festivali ka karakter garues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…