Në manifestimin tradicional “Ditët e vajit të ri të ullirit” (Dani mladog maslinovog ulja), e cila këto ditë është mbajtur në Vodice, në Kroaci, ka pohohuar që edhe këtë vit kishte vaj cilësor të ullirit.
Ullishtari i Ulqinit dhe prodhuesi i vajit Shaban Kollari, përndryshe pronari i restorantit “Ponte”, fitoi medaljen e arit në kategorinë e vajit ekstra të virgjër të ullirit.
“Përgëzime! Dija dhe puna serioze çdo herë shpërblehen”, tha me këtë rast një nga ekspertët më të njohur për vajin e ullirit në Mal të Zi Qazim Allkoviq, i cili po ashtu qëndrojë në Vodice.