Në sezon: ORAR MË I GJATË I PUNËS I FILIALIT TË POLICISË NË ULQIN

reg-ulcinjska-policijaPër shkak të vëllimit të rritur të punës dhe numrit të madh të kërkesave për tërheqje të dokumenteve, si dhe kërkesave për ofrimin e shërbimeve tjera nga fusha e njësive zonale dhe filialeve të Ministrisë së punëve të brendshme gjatë muajve veror, MPB-ja njoftoi se ka vendosur që në komunat bregdetare të vendos orar të zgjatur të punës gjatë zgjatjes të sezonit turistik.

Në mënyrë që në afat sa më të shkurt dhe në mënyrë sa më efikase të zgjidhen kërkesat për dhënien e pasaportave, dokumenteve nga regjistri, vendimeve, lejeve të qëndrimit dhe të ngjashme, ndërsa duke pas parasysh prioritetet e ofrimit adekuat dhe në kohë të shërbimeve dhe informatave qytetarëve dhe turistëve filiali i Ulqinit prej sot deri me 1 gusht do të punojë në periudhën prej orës 07 deri në 19, gjersa për punë me palë është paraparë orari nga 8 deri në 18, çdo ditë pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…