Përshpejtim: MUSTAFA NJËRËN, GJEKA TJETRËN

Kryetari i kuvendit të komunës së Ulqinit Milazim Mustafa ka deklaruar për “Pobjeda” që zgjedhjet parlamentare në Ulqin nuk do të shpallen deri në fillim të vitit tjetër.

Mustafa është funksionar i Partisë demokratike, lideri i së cilës Fatmir Gjeka javën e kaluar ka deklaruar që zgjedhjet janë të pashmangshme. “Edhe ashtu jemi në vitin zgjedhor, kështu që nuk shoh çfarë fitohet nëse deklarimi i qytetarëve nuk bëhet në dhjetor të kësaj, por në prillin e vitit të ardhshëm”, tha kryetari i PD.

Ai, siç mëson Portali UL-info, të premten ka thirr kryetarin e komunës së Ulqinit dhe liderin e Forces Nazif Cungu në mënyrë që të bien dakord për datën e mbajtjes së Kuvendit në të cilën do të bihet vendimi për shkurtimin e mandatit të tij. Por, marrëveshja e tyre mungoi, edhe pse drejtori politik i PDS Tarzan Millosheviq diku nga mesi i shtatorit në takimin me Cungun dhe Gjeken ka thënë që vendimin për datën e mbajtjes së Kuvendit duhet ta caktojnë kryetarët e Forces dhe PD.

Pobjeda thekson që “në Forcë kanë deklaruar që nuk janë për shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe që për miratimin e vendimeve të rëndësishme kanë përkrahjen e PDS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…